Shaip Muja: Për mosfunksionim të dialogut ka faj edhe BE-ja

25.01.2017 18:32:58

Shaip Muja, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë qëndrimi i tij, por edhe i partisë është që të zhvillohen mundësitë e dialogut, por edhe të precizohen ato, me qëllim që të kuptohet se çka përfiton Kosova nga ky dialog me shtetin fqinjë, Serbinë.

“Për çdo mosfunksionim të dialogut, duhet të jetë fajtor edhe BE se është një ndihmues i dialogut dhe nëse kemi aspirata që të jemi pjesë e BE-së, nuk mund t’iu epet dikujt karota e dikujt shkopi”.

“Serbia duhet ta ketë qartë që Kosova do të përdorë të gjithë mekanizmat për të ruajtur sovranitetin”.

“Mendoj se në një mënyrë BE është kushtëzuar dhe “pilafi nuk mban më ujë” dhe ne duhet të shkojmë shumë saktë në çdo pikë të dialogut, dhe jo vetëm të shkojmë në dialog dhe të themi se nesër do të implentohet”.

“Dialogun duhet ta përkrahim por edhe ta monitorojmë, por duhet të ketë edhe një transparencë edhe për publikun, por edhe për ne si deputetë”.

Muja tutje ka folur edhe për pjesëmarrjen e presidnetiti serb Tomislav Nikoliq në këtë round të dialogut.

“Shkuarja e Nikoliqit është një mënyrë që më faji të mos mbetet vetëm te Vuçiqi”, ka thënë ai në Info Magazine.

“Nikoliqi nuk mund të hedhë topin më, dhe duhet ta pranojë se Kosova është shtet i pavarur e nëse kanë opsione tjera që ne nuk i dimë, ne do të qëndrojmë në Kosovë dhe do të mbrojmë me çdo kusht”.