Shala: Duke e ditur se VV donte ta udhëhiqte e vetme Prishtinën, e dinim se s’do të ketë koalicion LDK-VV

06.09.2017 19:26:37

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka treguar detaje nga takimi i sotëm i liderëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe AKR, me Listën Serbe.

Në emisionin InfoBox në RTV Dukagjinin, me gazetarin Fidan Rama, ai thotë se problemi i mos arritjes së marrëveshjes me Listën Serbe ka të bëjë me postet.

“Nuk ka ndonjë kërkesë politike, krejt ka të bëjë me poste”, ka thënë ai.

Sipas tij, të gjitha bisedimet tashmë janë duke u bërë për të kënaqur Listën Serbe me postet që po kërkon.

Shala thotë se ishin komod se e dinin që nuk mund të ketë koalicion LDK-VV.

“VV donte pushtet, postin e kryeministrit. Duket e ditur se si VV donte vetëm gjithçka në Prishtinë, e kemi ditur se nuk mund të arrijnë marrëveshje”, thotë ai, duke shtuar se pas zgjedhjeve lokale, ka gjasa që LDK t’i bashkohet qeverisë Haradinaj.

Deputeti i Nismës thotë se nëse puna ju shkon mirë, mund të vazhdojnë mandatin deri fund. /Telegrafi/