Shala i reagon Havollit: Trumcakun e paska kapluar paniku dhe paska filluar të cicërojë

05.05.2017 11:23:44
Shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli tha sot se mocionit të opozitës “po i mungojnë pikat për rastin MTPT1 dhe MTPT2”.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

Sipas tij, Havollin e ka kapur paniku i humbjes se “Troshave të krimit”.

“TRUMCAKUN e vogël Sokol Havolli nga paniku i humbjes së Troshave të Krimit e paska kapluar trishtimi dhe paska filluar të cicërojë trishtueshëm”, ka shkruar Shala në Facebook.