Shala në terren, inspekton pikat shitëse për mallra të kontrabanduara nga Serbia

13.04.2019 14:23:27
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, bashkë me inspektoratin ka dalë në terren për të inspektuar pikat shitëse ushqimore me qëllim të verifikim nëse këto të fundit shesin mallra të kontrabanduara nga Serbia dhe Bosnja.

Shala u ka dhënë mundësi medieve që të përzgjedhin se cilat pika shitëse do të inspektohen, duke e quajtur këtë vizitë si të jashtëzakonshme ngase sipas tij, ka dyshime se në treg po qarkullojnë mallra të kontrabanduara nga këto dy shtete.

“Pas shumë shqetësimeve edhe nga qytetarët, mediet por edhe deputetët se në tregun e Kosovës edhe pas vendosjes së taksës prej 100%, në tregun e Kosovës po vazhdojnë të jenë ende në qarkullim produkte nga këto dy vende”, raporton EO.

“Edhe pse kanë dhënë një urdhëresë për inspektoratin e tregut dhe ato komunale që të vazhdojnë me inspektime të shtuara, sot kam vendosur që të bëjmë një inspektime të jashtëzakonshme dhe pikat e inskenimit do t’i përzgjedhin ju vet”.

Shala ka treguar me këtë rast se deri më tani janë kryer 1000 inspektime dhe në bazë të vëzhgimeve të bëra nuk janë gjetur mallra që kanë hy në treg në mënyrë të paligjshme, raporton EO.

“Do të inspektohen pikat shitëse ushqimore, me qëllim që të heqim secilin dyshim se në treg potencialisht mund të ketë mallra të konrabanruar. Deri me tash kemi bë mbi 1000 inspektime, deri më tash nuk kemi gjetur raste me të cilat mundemi ma ardhur në konkludim që ka mallra në kundërshtim me ligjet në fuqi”.