SHALA: TË RINJTË DUHET T`I ORIENTOJMË NË PROFESIONET QË PO KËRKOHEN

28.09.2019 23:40:11

Kemi analizuar strukturën e papunësisë dhe kemi ardhur në përfundim se duhet të rritet dija tek të rinjtë ka thënë Muzafer shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se të rinjtë duhet  ti orientojmë në profesionet që po kërkohen e sidomos në teknologji informative dhe telemarketing.

Shala tha se ne duam ta forcojmë sektorin privat dhe ti forcojmë kuadrot.

“Kemi fondin për punësim, 200 milionë euro për katër vjet”, tha shala.