Shansi i artë për të takuar Cristiano Ronaldo, ja çfarë duhet të bëni

04.10.2017 20:49:12

Të gjithë fansat në botë kanë një mundësi që të takojnë futbollistin Cristiano Ronaldo përmes një llotarie, duke paguar një shumë të caktuar parash. Këtu nuk ka asgjë për t’u skandalizuar, pasi bëhet fjalë për një nismë bamirësie, në të cilën merr pjesë edhe ylli i Real Madrid. Përmes platformës së bamirësisë “Charity Stars”, një nismë që u jep mundësi fansave të takojnë personazhe të ndryshme VIP, këtë herë një fans ka mundësi të takojë yllin e skuadrës “merengues”. Por, për ta realizuar këtë gjë, fituesi duhet të paguajë 16 mijë dollarë, që do të shkojnë për bamirësi për fëmijët (Forever Dream Foundation)

ë shumë që në fakt jo të gjithë kanë mundësi ta paguajnë, por ky takim përfshin në fakt një “paketë” takimesh dhe argëtimi. Fituesi fatlum, pasi të ketë derdhur 16 mijë dollarë në arkë, të cilat do të shkojnë për bamirësi, do të ketë një takim privat me 4 herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. Përveç kësaj, ai do të përfitojë dy bileta për një ndeshje të Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, në zonën “VIP”. Më pas, fituesi do të kalojë një ditë të tërë me një nga yjet e futbollit botëror, do të shohë “live” një seancë stërvitore të Real Madrid si dhe mund të marrë me vete një send të autografuar nga sulmuesi portugez./telesport.al /