Shantazh “hot” ndaj Balloteli-t, një vajzë në telashe pas denoncimit

16.02.2020 15:03:48

Një vajzë 18 vjeçare është akuzuar për zhvatje nga prokuroria e Vicenza-s, pasi ajo i dërgonte mesazh ku i kërkonte 100 mijë euro futbollistit Mario Balotelli. Sipas “”Gazzetta.it” vajza 18 vjeçare tentoi që t’i merrte lojtarit të Breshia-s shumën e parave.

Të dy kishin pasur një lidhje, kur sulmuesi luante në Francë te Nice dhe vajza e kishte siguruar lojtarin se ajo ishte në moshë madhore. Por më pas, ajo e kërcënoi se nëse nuk jepte 100 mijë euro, do ta denonconte për dhunën seksuale.

Por lojtari nuk e pagoi shumën e parave, madje e denoncoi atë në polici. Avokati i vajzës tentoi që këtë çështje ta  bënte mediatike, por nuk ia arriti. Tani adoleshentja do të duhet që të përballet me një betejë ligjore.