“Sharlatanët të mbajnë në xhep të vogël”, thellohen përplasjet mes zyrtarëve të VV-së dhe LDK-së

16.01.2020 15:15:28

Reagimet e para kanë ardhur nga VV pasi që ish-ministri i Brendshëm nga rradhët e LDK-së, Skënder Hyseni i quajti “sharlatanë” zyrtarët e Vetëvendosjes.

Është depueti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ai që përmes një reagimi në Facebook, i ka reaguar Hysenit, duke thënë se ky i fundit është tradhëtuar nga intensioni i brendshëm dhe për këtë arsye është lëshuar në fyerje.

Madje, sipas Bajqinovcit njerëzit që ai i ka quajtur “sharlatanë” e mbajnë në xhep të vogël sa i përket kontributit.

“Elektorati i LDK’së ka votuar për ta çuar PAN’in në shpi, jo për të ja mirëkuptuar qefet e Skendes me PAN’in”, ka shkruajtur ai.

Postimi i plotë:

Skender Hyseni paska dalë me një prononcim në lidhje me negociatat për koalicion dhe duke provuar të ‘qëndrojë lartë’, në atë snobizmin e tij të pa shije, e paska tradhëtuar intensioni i brendshëm dhe në një moment qenka lëshuar në fyerje ndaj zyrtarëve të lartë të LVV. Pra, befasisht statura e aristokratit, degradohet si mos më keq. Përdorë fjalën sharlatan për njerëz të LVV, që edhe me dije, edhe me kulturë, edhe me kontribut të mbajnë në xhep të vogël Skendo. Në pjesën e “qëndrimeve” të të urtit Skendë, i kemi disa xhevahire fantastike, në njërën anë thotë se ne nuk do të bëjmë koalicion me këta “sharlatanët”, pastaj thotë se jemi të gatshëm të shkojmë në opozitë, e krejt në fund thotë “LDK si parti serioze e institucionaliste, nuk do ta lë vendin pa institucione dhe do të gjejë zgjidhje”. Skendë, na e dimë shumë mirë që të ishte për ty, kurr nuk do të kishte ndryshime për të mirë në këtë vend, e dimë poashtu se ti më mirë ndihesh deal maker’at e kohëve të shkuara kur merrje poste ministrore dhe dështoje njëri pas tjetrit, se sa me kalibrin e Prof. Besnik Bislimit. Po çka me bë Skendë që edhe elektorati i LDK’së po frymon në tjera orientime, prandaj s’fiton dot. Elektorati i LDK’së ka votuar për ta çuar PAN’in në shpi, jo për të ja mirëkuptuar qefet e Skendes me PAN’in..