SHBA, aktivisti i lëshon flamuj rus Trumpit: Je një tradhtar

25.10.2017 09:52:22

Një aktivist anti-Trump i ka befasuar të gjithë në Senat. Ryan Clayton, anëtar i një grupi që kërkon largimin e miliarderit nga Shtëpia e Bardhë, është futur mes gazetarëve që e prisnin presidentin në dalje.

Kur e pa i lëshoi disa flamuj të vegjel rus me mbishkrimin “Trump”.

“Trump është tradhtar. Pse po flisni për uljen e taksave, në vend që të flisni për tradhti?”, – i ka ulëritur aktivisti para se të ndalohej nga agjentët e sigurisë.