SHBA, avokati privat i presidentit Trump nën hetim penal

14.04.2018 10:04:09

Në SHBA, prokurorët federalë zbuluan të premten se avokati privat i Presidentit Donald Trump është nën hetim kriminal.

Cohen ndodhet nën hetim prej muajsh, thanë prokurorët gjatë një paraqitjeje në gjykatën federale të Manhatanit në Nju Jork.

Prokurorët thanë se hetimi përqendrohet tek marrëdhëniet e tij personale të biznesit “dhe jo te puna si avokat”.

Ata i bënë komentet si përgjigje ndaj përpjekjes së Cohen për të mos lejuar prokurorët të shqyrtojnë dokumentet që ata sekuestruan gjatë bastisjes së shtëpisë dhe zyrës së tij ditën e hënë.