SHBA bombardon konvojin e forcave pro-regjimit sirian

18.05.2017 22:37:03

SHBA-të të enjten bombarduan një konvoj të forcave të pro-regjimit sirian në afërsi të kufirit me Jordaninë, duke e vlerësuar si të rrezikshëm për koalicionin kundër Shtetit Islam, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së SHBA-ve.

 

Një zyrtar i kësaj ministrie tha se nuk është sulmuar i gjithë konvoji, por vetëm disa makina që ndodheshin në krye të tij.

Sipas këtij zyrtari që ka folur në kushte anonime, konvoji nuk është përgjigjur ndaj paralajmërimeve që të mos i afrohet forcave të koalicionit në Al-Tanf, kampin e kryengritësve sirianë, të cilët mbështesin SHBA dhe aleatët e tyre.

Ai tha se bëhet fjalë për incidentin, i cili nuk ndryshon strategjinë e koalicionit që lufton kundër xhihadistëve në Siri.

Nuk është bërë e ditur për viktima me rastin e këtij sulmi.