SHBA do ballkanin perendimor stabil

SHBA do ballkanin perendimor stabil

24.10.2017 00:12:57

Shtetet të cilat duan të hynë në BE duhet qartë të tregojnë atë vendim, nuk mund të qëndroni në të njejtën kohë në dy karrike, kështu ka deklaruar sot në Beograd, zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee.

Ai në prag të takimeve të nesërme me kryetarin serb Aleksandar Buciq në samitin ekonomik serb sonte ka sqaruar se Serbia duhet të dërgojë mesazh të qartë se dëshiron të bëhet pjesë e BE e jo të balancojë mes dy anëve.

“Shtetet duhet të zgjedhin cilën anë do mbajnë pa dallim se sa e vështirë është ajo, e rëndësishme është që shtetet të bëjnë zgjedhjen dhe ajo të jetë pjesë e politikës zyrtare ashtu si bëri Kroacia e cila u anëtarësua në BE duke lënë pas gjërat tjera ose anëtarësimi në Nato i Malit të Zi. E rëndësishme janë vlerat, pjesët të cilat do jenë më të rëndësishme se fjalët dhe të dërgojnë mesazh të qartë”, ka thënë Yee.

Ai duke folur mbi gjendjen në Ballkanin Perendimorë ka thënë se SHBA dëshiron që këto vende të jenë stabile dhe të mos shkaktojnë probleme më vonë.

“Derisa ekzistojnë probleme të pazgjidhura ekzistojnë rezik për konflikte, megjithatë trendi për paqe dhe stabilitet është akoma pozitiv”, ka thënë diplomati amerikan.

Sipas tij, vizioni rus në Ballkan e rezikon atë europian. “Në bazë të aktiviteteve ruse në rajon vlerësohet se ajo dëshiron që Ballkani të jetë i dobët dhe i ndarë e jo i fortë e i integruar në BE”, ka thënë Yee.

Ai shtoi se Vuciq si kryeministër dhe si kryetar e ka dhënë mesazhin serb mirëpo ai dëshiron dhe raporte të mira me Rusinë.

“Nuk është shumë e qartë se si ai po balancon këtë”, ka thënë ai duke shtuae se SHBA dëshiron bashkëpunim gjithandej ku është e mundur e ku nuk është e mundur do të mbrojë interesat e saj dhe të partnerëve, duke besuar se projektet e BE nuk do jenë komplete pa Ballkanin Perendimorë.