SHBA, Edi Rama takohet me shefin e OKB, Antonio Guterres

24.09.2017 16:23:03

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shefin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Shefi i OKB-së përgëzoi Shqipërinë në arritjen e objektivave dhe integrimin e vendit, avancimit të Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, bëjnë të ditur mediat.

Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën politike dhe të sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Rama ka folur me zyrtarët e lartë të OKB-së edhe për Kosovën, anëtarësimin e saj ne UNESCO dhe organizata te tjera ndërkombëtare.