SHBA, fundi i diversionit serb & diversantit Thaqi mbi Kosovën !

01.11.2019 18:18:07
Nga: Fatmir Bajraj
Kaptinë e re për Kosovën & shqiptarët: SHBA-të permes përfaqsuesit special të Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Përndimor, z.Mathew Palmer, i sjell Thaqit edhe vendimin për fundin e rolit të tij në dialogun me Serbinë, ngase tani e tutje ; ideja serbe për copëtimin e Kosovës, bashkë me argatët e saj ; Rama Thaqi & Haxhiu, vdes ngase është vrarë me 6 tetor me vullnet të Sovranit dhe fitorën e LDK & LVV. Projekti prioritar nacional i SHBA-së për lirinë e shqiptarëve përgjithësisht dhe çlirimin e Kosovës n’veqanti, i ralizuar me 12 qeshor 1999 me rastin e hyrjes triumfale të trupave të NATO-së në Kosovën e çliruar nga pushtuesi shekullor serbo-sllav, u dëmtua rënd nga diversioni armiqësor serb dhe argatët e tij shqipëfolës n’krye me binomin vazal ; Thaqi & Rama. Ofensiva amerikane për dialogun e Kosovës me Serbinë dhe përmbylljën e një kapitulli historik të cilit i dhanë vulën n’teren para mese dy dekadave, është e kuptueshme dhe qartë si loti në synimin e autorsisë se liderit unik në ngadhnjimin në luftë dhe n’bërjën e paqës. – Tanimë, pas një periudhe relativisht të stërgjatur të lënjës në duar të BE-së, alias Brukselit zyrtar, “dialogun teknik” ; Prishtinë & Beograd pas vendimit të KS të OKB si rrjedhojë e Aktgjykimit dhe vendimit të GJND-së se 22 korrikut 2010 për vlershmerinë e aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, vendim ky i cili legjitimon këtë akt dhe vlerëson se i njëjti nuk bie ndesh me të Drejtën Nderkombëtare dhe as me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, SHBA-të, ri-marrin rolin vendimtar për t’rrumbullaksuar procesin e definimit të raporteve të dy vendeve fqinje ; Kosovë Serbi, si parakusht të ecjes n’paqe në integrimet euro-perendimore & trans-atlantike të të dyja vendeve. Ku kemi zënë n’thua dhe cilat janë pasojat ? Serbia kishte humbur luftën n’teren për Kosovën në vitin 1999, përballë shqiptarëve liri-këkues & liridashës në njërën anë, dhe SHBA-ve n’krye të aleancës veri-atlantike (NATO-së) përmes fushatës së bombardimeve 78 ditore mbi caqet ushtarake të regjimit kriminal & gjenocidal të Milloseviqit mbi Kosovën dhe shqiptarët, që kulmoj me kapitulimin e pakushte të atij regjimi dhe terheqjën e gjithëpërfshirëse të pushtuesit nga teritori i çliruar i Kosovës me 12 qeshor 99, por kishte lënë dorën e zgjatur kriminale dhe anti-Kosovë, të infiltruar me herët në në Levizjën Nacoinale të Shqiptarëve për Liri & Pavarësi, dorë e cila ishte e sofistikuar në të dyja krahet e Levizjës ; në atë politike dhe ushtarake. – Qosje & Thaqi, eksponentë të regjimit armiqësor serbo-sllav të cilët dëmtuan rëndë qeshtjën e Kosovës dhe kauzën nacionale të shqiptarëve për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur në faza dhe periudha vendimtare të farkëtimit të fatit tonë si komb & atdhe, me ide dhe autorësi të të planëve të vjetra të hegjemonisë serbe për ndarjën dhe copëtimin e Kosovës në dobi të armikut dhe kundër interesit naconal shtetëror të Kosovës. Qosja sabotoj hapur Levizjën Nacionale të Dardanisë Antike-Kosovës n’krye me Dr. Ibrahim Rugova në fundvitet e 80-ta me arsyetimin se : “Intelektuali i takon popullit dhe jo poltikës”, për t’a tradhëtuar më vonë leksionin, kur formojë LBD-në me eksponentë të regjimit për t’i bërë rivalitet presidentit historik Rugova dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës së 2 korrikut dhe 7 shatorit 1990. Këtë sabotim & shantazh instiucioneve legjitime dhe legale të Republikës së Kosovës, z Qosje përmes LBD-së, e kordinoj me LPK-në e Gjavitit & Hashimit ; gjatë dhe pas luftës çlirimtare për Kosovën, luftë kjo e cila zgjati deri në ditët e sotme duke ndryshuar trajtë por kurr edhe qellimin, i cili ishte dhe mbeti kryekëput n’sherbim të armikut serb. Thaqi i katapultuar nga armiku n’maja të pushtetit n’Kosovë pas ikjës n’amshim të Presidentit historik Rugova, dhe i mbeshtetur nga “ati” Qosje dhe mediat Sorosiane n’Kosovë dhe nder shqiptarët, e shtye metej planin serb për copëtimin e Kosovës dhe përdhosjën e kauzës sonë për integritet e sovranitet shtetëror të Republikës së Kosovës. E nisën me Koshtunicën, Gjingjiqin e Tadiqin, për t’a finalizuar me pinjollet e Millosheviqit & Sheshelit : Daqiq & Vuqiq. Dorën n’zemër, kuislingu Thaqi me ndihmen e argatit të Stanishiqit n’Kosovë,sorosistin Baton Haxhiu, kishin suportin e tradhëtisë edhe nga Edi Kristaq Rama, Kryemisnitër i Shqipërisë së droges & krimit. Përiudha e errët për Kosovën dhe shqiptarët, ajo e diversionit armiqësor ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, sikur mori fund me 6 tetor 2019, nga verdikti i Sovranit i cili e nxorri n’opozitë kastën kriminale dhe antikombëtare & antishtetërore të dizajnuar në PAN dhe të përplotësuar & kurorëzuar me LS, të Thaqi & Vuqiq. Plani serb dhe bartësi i saj besnik, shqipfolësi Thaqi, moren goditjën vendimtare nga vullneti i Sovranit me 6 tetor, duke i dhënë besimin dhe fitorën ish opozitës, LDK & LVV, dhe duke mandatuar koalicionin e ri qeverisës ; LVV & LDK për fatin e vendit dhe të ardhmen e tij. Z. Pallmer, sot do duhej që porosinë e Uashingtonit zyrtar t’ia përcjellë dhe koalicionit qeverisës n’ardhje : LVV & LDK, dhe t’shpalos axhendën amerikane për dialogun me Serbinë dhe rrugën e integrimve euro-perendimore dhe trans-atlantike të Kosovës dhe rajonit. Koalicioni qeverisës në ardhje ; LVV & LDK, duhet të zotohet për dialogun dhe nevojën imediate të integrimeve, dhe njekohësisht të kerkoj që i njëjti të jetë dialog në mes të barabartëve n’tavolinën e bisedimeve dhe të jetë poashtu dialog n’mes të dy vendeve fqinje dhe për raportet fqinjësore dhe jo për Kosovën dhe funksionimin e mbrendshem t’saj juridik. Reciprociteti n’tgjitha raportet dhe realcionet me Serbinë do jetë fundamenti i marveshjës se njohjes së ndersjellë dhe t’pakushte, ku reperacionet e luftës nga Serbia, ndeshkimi i krimeve dhe kriminelëve për vrasjet, dhunimet seksuale dhe t’pagjeturit, bashkë me kerkim-faljën, bëjnë bazën dhe parakushtet për një dialog të sinqert dhe serioz, i cili i hap rrugë integrimeve dhe fqinjësisë ; pran njeri tjetrit në mes të populli shqiptarë dhe atij serb ! T’presim dhe shohim se si do rrjedhin ngjarjet, autorësinë e të cilave mbaijmë dhe vet, si kurr më parë.