SHBA i ndalon vizën mjekësore sirianes së shpërfytyruar nga bomba

20.01.2019 22:12:43

Një refugjate siriane 16 vjeçe, e cila është shpërfytyruar në një bombardim u mohua një vizë mjekësore në Shtetet e Bashkuara për shkak të “ndalimit të udhëtimit” të imponuar nga Presidenti Donald Trump. Pasi u arratis në Turqi, ku mori trajtimin e saj të parë, Marwa al-Shekh Ameen ishte vendosur me familjen e saj në Gjermani, por mjekët gjermanë e kishin inkurajuar të kërkonte trajtime më të sofistikuara mjekësore në Shtetet e Bashkuara.

Historia është treguar nga gazeta britanike “The Guardian”. Vajza iu nënshtrua 13 operacioneve për të trajtuar traumat e shkaktuara nga djegiet e shkallës së tretë në fytyrë, gjoks dhe krah, Spitali i “Shriners Children’s” në Boston, SHBA, kishte planifikuar një takim në nëntor 2018 dhe një agjenci vullnetare e Massachusetts kishte ofruar të ofronte strehim të përkohshëm për të dhe babanë e saj.

Megjithatë, qeveria amerikane i mohoi asaj një vizë më 20 dhjetor, duke pretenduar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se do të kthehej në Gjermani. Ndalimi i udhëtimit ndalon hyrjen të qytetarëve të disa vendeve me shumicë muslimane, përfshirë Sirinë.

Një mohim që i kishte tronditur të gjithë, pasi të gjithë gjashtë vëllezërit e Marwa, duke përfshirë një binjak, prindërit, gjyshërit dhe xhaxhallarët, ishin vendosur në Gjermani dhe ishin të integruar mirë në shtëpinë e tyre të re pranë Nurembergut. “Marwa dhe familja e saj u shkatërruan, ata ishin plot shpresë se viza do të jepej dhe Marwa u trishtua nga mendimi se të drejtat e njeriut nuk llogariten më”, tha zoti Nael al-Shekh Ameen.

Xhaxhai tha se pas refuzimit të vizës, vajza pushoi së ngrëni normalisht dhe u ndje e sëmurë në shkollë dhe në shtëpi. Mjekët gjermanë programuan vizitën e saj në një klinikë psikiatrike për shkak të stresit të pamundësisë së ekzistencës së shumëpritur të rindërtimit kirurgjik. Rasti kujton historinë e fundit të një nëne nga Jemeni, e cila mori një vizë nga SHBA për të përqafuar djalin e saj që ishte në prag të vdekjes, jetë  vetëm pasi historia e saj mori rezonancë ndërkombëtare. Pas polemikave të shumta, të lidhura gjithmonë me ndalimin e udhëtimit, gruaja arriti të shihte fëmijën një javë para se ai të vdiste.