SHBA, ish-gruaja e Murdoch ishte një spiune e Kinës (Foto)

29.08.2018 22:22:37

Inteligjenca amerikane paralajmëroi Jared Kushner, bashkëshortin e Ivanka Trump, sepse Wendi Deng ishte një mik i madh i “vajzës së parë”

Ish-bashkëshortja e miliarderit Rupert Murdoch ishte një spiune e Pekinit. Dyshimi se Wendi Deng, mikeshë e Ivanka Trump, ishte një agjente, e cila punoi për Kinën në SHBA, i përkiste inteligjencës amerikane. Kjo e fundit, menjëherë pas betimit të presidentit të ri në Shtëpinë e Bardhë, informoi këshilltarin dhe dhëndrin Jared Kushner mbi marrëdhëniet potencialisht “të rrezikshme” të të dyshuarës.

Martesa dhe dashnorë – Historia tregohet nga “Wall Street Journal”, gazetë në pronësi të familjes Murdoch, i cili e bleu atë në vitin 2007. Lindur në Kinë, 50 vjeç, një biznesmene e suksesshme, Wendi në vite ka folur për veten, sesa për aktivitetet e saj menaxheriale. Pas një martese të parë përmes së cilës mori kartën e gjelbër për të qëndruar në SHBA, vjen dasma me padronin e “Newscorp”, 30 vjet më i vjetër se ajo. Në vitin 2013 divorci, për një marrëdhënie jashtëmartesore të gruas. Edhe pse nuk u konfirmua kurrë, zërat ishin se i dashuri i saj ishte ish-kryeministri britanik, Tony Blair: një çështje që Murdoch kurrë nuk do t’i falte, tregojnë njerëzit besnikë që i qëndronin pranë çiftit.

Përveç kësaj, sipas thashethemeve të rimëkëmbura në media në vitin 2016, Wendi sipërmarrëse do të kishte një histori me presidentin rus, Vladimir Putin. Shkurtimisht, një rrjet obligacionesh që e bëjnë karakterin edhe më misterioz. Jo rastësisht 007 në SHBA e mban në vëzhgim atë, të shqetësuar sidomos për lidhjen e ngushtë me vajzën e preferuar të Trump, me të cilën më parë ndau pushimet, duke postuar fotografi në Instagram.

Projekti “dyshues” në Uashington – Njerëzit e kundër-spiunazhit amerikan, i raportuan Kushnerit për një projekt të financuar nga qeveria kineze për të krijuar një zonë të gjelbër në kopshtin botanik të Uashingtonit, National Arboretumin”. Një projekt që Wendi do të duhej ta “shtynte” dhe që përfshinte edhe ndërtimin e një kulle. Frika e 007-ve ishte ajo e një strukture të vërtetë për të spiunuar nga lart Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresi. Pak si kulla që u zbulua në kohën e “Datagate”-t, u instalua nga vetë amerikanët në Berlin për të “spiunuar” kancelaren Angela Merkel.

Wendi Deng, përmes një avokati, e ka mohuar raportin e “Wsj”, duke siguruar që kurrë nuk ka qenë e vetëdijshme për ndonjë projekt për kopshtin botanik. Edhe ambasada kineze në Uashington ka theksuar se historia është tërësisht e pabazë. Nga ana e tij, avokatët e Kushnerit dhe bashkëshortes së tij, Ivanka kanë shpjeguar se shqetësimet e 007-ve ishin në të vërtetë të ekspozuara në një nga njoftimet rutinë të sigurisë, me dhëndrin e Presidentit Trump që do të kishte përmbushur çdo kërkesë për shpjegime dhe informacione. Për të, ndër të tjera, presidenti i ka besuar detyrën e vështirë për të punuar në marrëdhëniet me Pekinin. Ish-drejtori i “Wall Street Journal”, skeptik në lidhje me këtë çështje, komenton: “Unë mund t’ju garantoj se bën më shumë Trump për Rusinë sesa Wendi për Kinën”.

1 of 6