SHBA-ja raporton 900 viktima nga COVID-19 brenda një dite, ndërsa Brazili konfirmoi 1,211 të vdekur

26.07.2020 12:48:05

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar të shtunën rreh 65 mijë raste nga coronavirusi dhe 900 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 4.1 milionë, ndërsa deri më tani janë konfirmuar 146 mijë të vdekur.

Ndërkohë, Brazili konfirmoi rreth 1,211 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, ndërsa raportoi 51 mijë raste të reja.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të prekurve botërisht u rrit në mbi 16 milionë, ndërsa raportohet se 644 mijë persona kanë ndërruar jetë.

US coronavirus death toll surpasses 6,000

Të shtunën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi se kohëve të fundit rastet me COVID-19 po rriten me nga 1 milion në javë.