SHBA ka bllokuar të gjitha fondet e “njeriut me kapelë” nga Brukseli

03.08.2016 23:27:59
Abrinija Mohammed, i dyshuari për sulmin në Bruksel, është deklaruar nga SHBA si terrorist ndërkombëtar dhe atij i janë bllokuar të gjitha fondet në territorin e SHBA-ve.
Abrin (31) është shtetas belg me origjinë marokene, i cili ishte në aeroport më 22 mars në Bruksel i cili është parë në regjistrimet e video kamerave të sigurisë nën shoqërinë e dy kamikazëve.

Pas arrestimit të tij, më 8 prill, pranoi se ai ishte “njeriu me kapelë”, i cili edhe është parë në video.

Sulmi në aeroport dhe metron e Brukselit, lanë të vrarë 32 persona.