SHBA kërkon të mos pengohet puna e Prokurorisë Speciale

20.10.2016 22:03:56

Prokurorisë Speciale duhet t’i mundësohet të kryejë hetime të thella dhe të pavarura, të çliruara nga vonesat apo pengesat, ka thënë Ambasada SHBA-ve në Shkup për zhvillimet e fundit në DSK.

Në një deklaratë të Ambasadës amerikane dhënë Televizionit Alsat, theksohet se institucionet qeveritare dhe partitë politike duhet të bashkëpunojnë në procesimin e hetimeve nga PSP-ja.

Sipas marrëveshjes së Përzhinës, caktimi i përgjegjësisë për përgjimin e pautorizuar si dhe pretendimet për abuzime të kryera nga ana e qeveritarëve është një hap kyç për t’i dhënë fund krizës politike dhe orientimin e vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.