SHBA: Në Maqedoni ka korrupsion të lartë dhe shkelje të drejtësisë

SHBA: Në Maqedoni ka korrupsion të lartë dhe shkelje të drejtësisë

03.03.2017 23:07:27

Në raportin më të ri të Departamentit të Shtetit Amerikan për Maqedoninë thuhet se në këtë vend ka mosrespektim masovik të sundimit të ligjit, si edhe ka korrupsion të gjërë dhe mosndëshkim,

Në raport thuhet se problemi më i madh me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe praktikave buron nga korrupsioni i lartë dhe dështimi i Qeverisë për të respektuar sundimin e ligjit, përfshirë tentimet e vazhdueshme për kufizime në aspekt të lirisë së mediave, ndërhyrjes në gjyqësi dhe pengimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike, si edhe drejtësia selektive.

Më tej, raporti konstaton se shkelja e të drejtave të njeriut reflekton edhe përmes përzierjes politike dhe ndikimi mbi persona të etabluar mirë, stërzgjatjes së procedurave gjyqësore, shkeljes së të drejtave për gjykim të drejtë dhe publik, dhe korrupsioni në tërë sistemin gjyqësor në vend.

Sipas raportit, Qeveria nuk ndërmori hapa të mjaftueshëm për të hetuar, proceduar ose ndëshkuar shërbyesit që kanë shkelur rregulloret dhe procedurat, përfshirë edhe shërbyesit policor për përdorim të tepërt të forcës.

Në të drejtat tjera të shkelura të njeriut përfshihen maltretimet fizike të të burgosurve dhe të paraburgosurve nga policia dhe rojet, kushtetet e këqia në shumë burgje të vendit dhe institucionet mentale, kufizimet për romët që e lëshojnë vendin, si edhe qasja në shërbimet medicinale posaçërisht për shërbimet gjinekologjike, diskriminimi ndaj LBGTI personave, etj