SHBA, numërohen 41 milionë vota, Clinton rrezikon për të humbur

07.11.2016 19:56:50

Hillary Clinton planifikon që të rrisë taksat për të pasurit, kurse Donald Trump kërkon t’i ulë. Ky është ndryshimi më i madh mes dy kandidatëve kryesorë për President në SHBA.

Gjithashtu, Trump kërkon që të anulojë reformat e Barack Obamës për sistemin shëndetësor si dhe për Wall Street.

Por, tashmë që nuk ka mbetur më kohë për fushatë, Hillary Clinton duket se udhëheq në sondazhet e fundit.

Këto zgjedhje janë cilësuar si më të hidhurat, më përçarëse dhe të mbushura plot ankth të kohës moderne amerikane. Duke synuar që të zgjidhet e para presidente femër, Clinton do ta mbyllë fushatën në Karolinë e Veriut, që është një shtet i pavendosur.

Rreth 1/3 e votave – të paktën 41 milionë në 48 shtete – janë numëruar në votimin e parakohshëm, raporton “Associated Press” dhe ekziston ende mundësia që Clinton të humbasë, shkruan “The Guardian”. Pavarësisht se udhëheq sondazhet, ekspertët thonë se Hillary nuk është në një pozicion të sigurt.