SHBA, policia vret një 13-vjeçar me ngjyrë me pistoletë false

16.09.2016 11:05:51

Një 13-vjeçar me ngjyrë, Tyree King, është vrarë nga policia gjatë një grabitjeje në një bankë në Kolumbus në Ohajo në SHBA. Kur agjentët mbërritën, tre grabitësit e mundshëm u larguan me vrap. Më pas filloi ndjekja ndaj tyre, ku njëri mes autorëve të dyshuar ka nxjerrë një pistoletë që më pas rezultoi të ishte me ajër. Në këtë pikë, policët kanë qëlluar disa herë duke vrarë djaloshin e vogël.

Pas përleshjes së zjarrit, 13-vjeçari është transportuar në një spital pediatrik, ku ka ndërruar jetë. Sipas policisë, ai që ka qëlluar ka qenë një efektiv i bardhë me nëntë vite shërbim mbi shpinë, për të cilën është marra masa pezullim nga detyra. Polici Brian Mason ishte transferuar prej pak kohësh në zonë, ku kanë ndodhur të shtënat me armë zjarri.

Sa i takon pistoletës me ajër të ngjeshur të përdorur nga viktima, shefi i policisë Kim Jacobs, ka deklaruar, duke shfaqur një imazh, që “në një moment të parë, arma është praktikisht identike me atë të një pistolete që përdorin agjentët tanë dhe është e vërtetë se kush e shikon në dorën e një grabitësi, ka frikë se mund të vritet”.

Ngjarja në Kolumbus, vjen thuajse dy vjet pas asaj kur një menaxher afro-amerikan u vra nga një polic në Ohajo: bëhet fjalë për Tamir Rice, i vrarë më 22 nëntor 2014 në Klevland. Tamir luante me një pistoletë-lodër dhe agjenti, i cili mendoi se bëhej fjalë për një armë të vërtetë, e qëlloi për vdekje. Në prill, qyteti ka pranuar të dëmshpërblejë familjen e djalit me 6 milionë dollarë.