SHBA: Pretendimet e Turqisë për mbështetjen e terrorizmit janë “absurde”

28.12.2016 07:59:41

Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar pretendimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se forcat e koalicionit perëndimor i mbështesin grupet “terroriste” në Siri, përfshirë Shtetin Islamik (IS). Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se këto akuza janë “absurde”.

Zoti Erdogan tha dje se ka dëshmi se perëndimi po e mbështet Shtetin Islamik, e jo Turqinë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, është në shënjestër të sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara në Siri dhe Irak prej vitit 2014.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, këto akuza i ka vlerësuar si “absurde” dhe tha se në fakt nuk ka mbështetje për to.