SHBA: Supremacisti i bardhë u dënua me vdekje për vrasjet në kishë

11.01.2017 09:35:57
Personi 22 vjeçar, Dylann Roof, që publikisht ka pranuar se është supremacist i bardhë, mbrëmë është dënuar me vdekje për vrasjen e nëntë anëtarëve zezakë të një kishe, gjatë një sesioni të studimit të Biblës në Çarlston të Karolinës Jugore.

Dylann Roof është personi i parë që dënohet me ekzekutim për krimin e urrejtjes sipas ligjit federal.

Gjatë procesit të tij, Roof nuk ka luftuar për jetën e tij e as që ka shprehur ndonjë mëshirë. Ai e mbrojti vetveten gjatë procesit dhe asnjëherë nuk e ka shpjeguar masakrën që e ka kryer.

Derisa është lexuar vendimi i gjykatës, ai nuk ka treguar emocione.

Pas vrasjeve të 17 qershorit të vitit 2015, Dylann Roof u tha agjentëve të FBI-së se ai dëshironte që me t