SHBA-të i shesin Arabisë Saudite armë në vlerë 110 miliardë dollarë

19.05.2017 22:06:38

Zyrtarët amerikanë thanë se administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump planifikon t’u shesin armë në vlerë 110 miliardë dollarë trupave të Arabisë Saudite gjatë këtij vikendi kur Trump do të vizitojë këtë shtet, transmeton AP.

Agjencia shkruan se në këtë pako përfshihen tanke, anije ushtarake, sisteme të raketave të mbrojtjes, si dhe teknologji të sigurisë kibernetike.