SHBA-të njoftojnë abstenimin për rezolutën që dënon embargon ndaj Kubës

26.10.2016 21:53:28

Për herë të parë pas 25 vjetësh, SHBA-të do të abstenojë në Asamblenë e Përgjithshme në rezolutën që dënon embargon ndaj Kubës dhe bën thirrje për ta hequr atë sa më shpejt. Votimi që do të zhvillohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dënon embargo e imponuar ndaj shtetit komunist dhe bën thirrje për hapjen e tregtisë së lirë.

Që prej 1992, SHBA dhe aleati i përhershëm Izraeli kanë votuar kundër rezolutës, e cila shpeshherë është mbështetur dhe nga vende pa influencë të madhe në diplomacinë ndërkombëtare, si Shqipëria, Uzbekistani, ishujt Marshall dhe Palau. Britania e Madhe dhe shumë shtete të BE-së abstenuan në dy vitet e para të propozimit të kësaj rezolute, por që prej 1994, kanë votuar në mënyrë unanime për dënimin e kësaj embargoje.

Rezoluta u fut në votim vitin e kaluar me 191 vota në favor por vetëm SHBA dhe Izraeli votuan kundër. Këto rezoluta nuk janë imponuese por mbajnë një peshë të rëndësishme në politikën botërore, sidomos në një rast si Kuba që përfaqëson një prej izolimeve më të gjata nga pjesa tjetër e globit.