SHBA, turqit në protestë kundër Gylenit, kërkojnë ekstradimin e tij në Turqi

29.07.2016 12:19:22

Qytetarët turq janë mbledhur në New York për të protestuar kundër Fetullah Gylenit, pas përpjekjes së fundit të grushtit të shtetit, raporton AA.

Duke mbajtur flamujt e Turqisë dhe pankartat me mbishkrimet “Gyleni është kërcënim për SHBA-të”, “Gyleni po shfrytëzon Amerikën si mburojë politike dhe vendstrehim të sigurt”, “Gyleni është terroristi më i kërkuar në Turqi”, demonstruesit shpërndanin kopje të gazetave turke me portofolin e Gylenit për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Përpjekja e pasuksesshme e grusht shtetit rezultoi me vrasjen e 246 njerëzve dhe mbi 2.100 të plagosur. Janë nisur hetime me qëllim të çrrënjosjes së celulave të FETO-s të infiltruara në institucionet shtetërore, duke përfshirë ushtrinë dhe gjyqësorin.

Kryetari i Shoqatës kulturore turko-amerikane (TACS), OJQ-së me seli në New Jersey, Necati Ozer e cila organizoi protesta në Fifth Avenue në afërsi të institucioneve të lidhura me Gylenin, theksoi se lideri terrorist Gyleni dhe pasuesit e tij kanë një ndikim të madh në SHBA, por se qytetarët amerikanë me origjinë turke me vendosmëri kundërshtojnë organizatën e tij.

“Ashtu siç SHBA udhëheq luftëra në mbarë botën në emër të luftës kundër terrorizmit, ashtu edhe ne kërkojmë nga administrata amerikane të ekstradojë Fetullah Gylenin, kreun e organizatës që ka themeluar grup terrorist brenda popullit tonë shënjestër e së cilës ishin qytetarët, bombarduan parlamentin tonë dhe shtinë drejt civilëve nga helikopteri”, tha Ozer për AA.

Nikola Poposki, qytetar amerikan me origjinë nga Maqedonia, shfaqi interesim për protestën ndërsa po ecte pranë protestuesve. Poposki tha se mbështet përpjekjet e qeverisë turke për të “hequr qafe tradhtarët” dhe e përshkroi presidentin Recep Tayyip Erdoğan, si një udhëheqës të madh.

Ai konsideron se protestat në rrugë kanë qenë goditja vendimtare kundër tentativës për grusht shteti. “Ky ishte reagimi i vërtetë i popullit, që është dashur të ndodhë. Kjo është demokraci. Populli qeveris me vendin”, tha Poposki.