SHBA vulos 30 qershorin, ja mesazhi i ambasadës për zgjedhjet lokale

27.06.2019 11:26:49

Pavarësisht lëvizjeve të presidentit Ilir Meta dhe opozitës, SHBA ka vulosur fatin e zgjedhjeve lokale.

Përmes një deklarate për mediat, SHBA konfirmon se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe votimet do të zhvillohen nga ora 07:00 deri në 19:00. Sipas njoftimit, theksohet se zgjedhjet do të zhvillohen në 61 bashkitë e vendit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të saj të qëndrojnë vigjilent pasi mund të ketë dhunë.

‘Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki me 30 qershor 2019. Zgjedhjet në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki të vendit. Numërimi do të behet në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë. Incident e kohëve të fundit, shoqëruar me dhunë, kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhurve dhe materialet e votimit duke rritur perspektivën e dhunës ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, dhe ditët që pasojën për numërimin në qendrat e numërimit’, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjthashtu ambasada i ka bërë apel qytetarëve të jenë vigjilentë afër qendrave të votimit dhe të shmangin zonat ku ka shenja dhune”, thuhet në mesazh.

Vendimi i ambasadës nxjerr nul dekretin e presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve dhe rrëzon kërkesat e opozitës, duke legjitimuar kështu 30 qershorin si datë kushtetuese për zhvillimin e zgjedhjeve.