Shefi i ARM-së për vizitë në Armatën e Sllovenisë, diskutohen çështjet e sigurisë për vendet e Evropës Juglindore

22.09.2016 19:14:23

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjeneralnënkoloneli Metodija Veliçkovski, i cili prej sot qëndron për vizitë dyditëshe zyrtare në Armatën e Republikës së Sllovenisë, kishte takim me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Sllovenisë, gjeneralmajorin Andrej Osterman.

Në takimin e shefave të shtatmadhorive të dy armatave, kumtoi sot Zyra për marrëdhënie me opinionin e SHM të ARM-së, janë përfshirë më shumë çështje mes të cilave: kriza e migrantëve dhe kërëcënimet e sigurisë pë vendet e Evropës Juglindore, vazhdimi i bashkëpunimit bilateral të armatave përmes kryerjes së trajnimit të përbashkët dhe shfrytëzimit të kapaciteteve të ARM-së (PA Krivollak).

Në takim poashtu janë theksuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes Armarave të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë, sidomos në periudhën aktuale të kërcënimeve terroriste dhe krizës së migrantëve, të cilat janë kërcënim aktual për destabilizimin e rajonit më të gjerë.

Gjatë qëndrimit në R. e Sllovenisë, gjenerali Veliçkovski, siç është paralajmëruar do të pritet edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Andreja Katiç, ndërsa delegeacionin do ta vizitojë edhe njësiti ajror në Gornja Radgona, ku do ta përcjellin edhe panairin për mbrojtje, siguri, shpëtim: “Sobra 2016”.