Shefi i GK të AAK-së lavdëron buxhetin por voton kundër për shkak të partisë

23.09.2016 21:29:30

Kryetari i Grupit Kuvendar të partisë opozitare AAK-së në Klinë, Tunë Dedaj, ka lavdëruar draft buxhetin e Komunës së Klinës për vitin 2017-2019 por ka votuar kundër me arsyetimin se partia e tij ka marrë qëndrim për të votuar kundër.

“Propozim buxhet me të mirë dhe ndarje me të mirë nuk ka pasur asnjëherë. Edhe pse është një rrugë në fshatin tim Deiq, vota ime është kundër këtij buxheti për të vetmen arsye për të mbrojtur qëndrimin e partisë time AAK-së që ka vendosur të votoj kundër”, ka thënë ndër të tjera Tunë Dedaj në seancën e Kuvendit të Komunës së Klinës, që është mbajtur sot. Ndryshe buxheti i Komunës së Klinës është miratuar me vota të partisë në pushtet ndërsa opozita, LDK-ja, AAK-ja, VV-ja kanë qenë kundër.