Shefi i shtatmadhërisë së Maqedonisë viziton delegacionin paqeruajtës në Afganistan

31.07.2016 19:05:59

Një delegacion ushtarak i Armatës së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga shefi i SHM-së së ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, do të realizojë vizitë zyrtare dyditore te paqeruajtësit e Maqedonisë dhe komanda e misionit “Mbështetje e vendosur” në Kabul, Afganistan.

Gjenerali Veliçkovski, kumtoi sot SHM e ARM-së, gjatë ditës së nesërme do të realizojë takim zyrtar me komandantin e misionit “Mbështetje e vendosur” gjenerali John Nicolson, si dhe takime me eprorët përgjegjës në komandën për trajnim, këshillim dhe asistim në kryeqytet (KOSAGG).

Gjatë qëndrimit në Afganistan më 2 gusht, delegacioni ushtarak i Maqedonisë së bashku me të gjithë pjesëtarët e ARM-së nga ky rotacion të cilët gjenden në misionin “Mbështetje e vendosur” do ta festojnë festën shtetërore Ilinden.

Kjo është vizita e parë e paqeruajtësve të Maqedonisë dhe të komandës së misionit të kryesuar të NATO-s “Mbështetje e vendosur” nga ana e kryesisë më të lartë ushtarake të ARM-së nga fillimi i tij në janar të vitit 2015.

Kontingjentin e Maqedonisë e përbëjnë 39 pjesëtarë të ARM-së të cilët i kryejnë detyrat në përbërje të KOSAGG, forcat për sigurim të komandës së përgjithshme të misionit “Mbështetje e vendosur” në Kabul dhe në komandën për trajnim, këshillim dhe asistim veri.