Shefja e BE-së, Nataliya Apostolova,kërkon plotësimin e dy kushteve për liberalizimin e vizave

12.10.2017 12:46:02

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, edhe njëherë ka përsëritur se Bashkimi Evropian kërkon plotësimin e dy kushteve (demarkacionin dhe luftimin e krimit e korrupsionit), për ta arritur liberalizimin. Kjo, meqë deputeti i PDk-së, Nait Hasani, ka kritikuar BE-në se i ka vëmë kushte të padrejta Kosovës për liberalizimin.

“Ne jemi kemi këtu me të dy kushtet dhe kjo është e vërteta”, ka deklaruar ajo sot në takimin me përfaqësuesit e PDK-së.

Ajo me këtë rast, ka thënë se BE do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë progres më të shpejtë në të dhënat për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë vënë disa kushte.

“Për mua janë të padrejta kushtet e BE-së për demarkacionin, gjykatën speciale dhe korrupsionin”, ka theksuar Hasani.