Shefqet Krasniqi tregon se a e prishin Ramazanin ata që flenë gjatë ditës

09.05.2019 21:47:43

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka sqaruar disa dilema që kanë të bëjnë me prishjen e agjërimit.

Hoxha, në këtë emision është pyetur në lidhje me ata personat që një pjesë të madhe të ditës e kalojnë në gjumë derisa janë duke agjëruar Ramazanin.

“Gjumi nuk e prish Ramazanin, por nuk është mirë që mos ndjejmë urinë sepse prej urtësive të Ramazanit është të ndjejmë urinë për hatër të Zotit. Buka dhe uji janë ndër gjërat më të dashura të njeriut. Ti po i flijon ato për më të dashurin [Zotin]”, ka shpjeguar Krasniqi në RTV Dukagjini.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, ka thënë se përmes agjërimit njeriu shijon kënaqësinë e adhurimit.

“Sikurse njeriu kur ndihmon dikë fizikisht dhe lodhet. Ai ndjehet shumë i lumtur që është bërë shkaktar të ndihmojë dikë”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se kalimi i Ramazanit në gjumë zbeh ndjenjat e urisë dhe disa ndjenja tjera për këtë arsye sipas tij nuk pëlqehet kjo gjë.

“Gjumi zbeh ndjenjat, por nuk e prishë Ramazanin”, ka thënë ndër të tjera Shefqet Krasniqi.