Sheiku viziton zyrat e shërbimeve publike, por shokohet kur kupton se askush nuk ka dalë në punë

30.08.2016 10:32:52

Sheiku i Emirateve Arabe u ka bërë një vizitë të paparalajmëruar zyrave të shërbimeve publike si dhe hapësirave luksoze për shefat, por ai mbeti i shokuar kur pa se tavolinat e punës ishin të zbrazëta pasi askush nuk ishte në vend të punës.

Inspektimi i papritur i sheikut Mohammed bin Rashid ka ndodhur gjatë të dielës herët në mëngjes (sipas kohës lokale), por e diela është zakonisht ditë pune në Dubai, dhe kështu ai shpresonte se në zyrat e shërbimeve publike do t’i takojë punëtorët në vendet e tyre të punës, transmeton Telegrafi.

2

Por siç mund të shihet në videon të cilën e ka publikuar në Tëitter zyra e qeverisë për mediat, i vetmi person që në orën 7:30 gjendej në zyra ishte sheiku i Dubait, i cili gjatë inspektimeve të papritura nuk arriti të takojë as edhe një fytyrë të vetme.

Sheiku Mohammed është i njohur për inspektimet e tij në orët e hershme të mëngjesit, me të cilat dëshiron të dërgojë mesazh tek zyrtarët se në punë duhet të ruhet njëfarë standardi ndërkombëtar, veçanërisht me saktësinë e mbërritjes në vend të punës.

Zyra e qeverisë për media në Dubai, nuk ka publikuar emrat e shefave që nuk ishin në zyre, derisa sheiku kishte shëtitur nëpër zyrat e tyre. /Telegrafi/