Shembja e teatrit,Vezaj: Si duan të arrijnë deri te shembja e godinës Rama dhe Shkëlqim Fushën

25.07.2019 10:14:11

Vezaj ka deklaruar se Rama bashkë me Shkëlqim Fushën kanë planin për të shembur teatrin.Tiranë- Flamur Vezaj ka deklaruar se  Edi Rama në bashkëpunim me Shkëlqim Fushën duan të shembin Teatrin Kombëtar.

Sipas tij për shembjen e teatri “përveç PPP-së, Rama ka shpikur një ligj të votuar po nga ai dhe “ushtarët” e tij në Parlament që Teatri Kombëtar të shembet dhe ‘ti jepet për ndërtim “oligarkut””.

Reagimi i plotë:

“Abi Qarshia” ne Prizren dhe Teatri ne Tirane!
###
Jane dy ndertesa qe duan t’i shembin por qe kane nje te perbashket, pas tyre jane dy “oligarke” me te njejtin mbiemer “Fusha” dhe qe te dy mbrohen nga dy shoket H.Thaçi dhe E.Rama! Çfare koincidence, dy shoket Thaçi e Rama edhe ketu i bashkon “interesi” duke dal ne mbrojtje te “oligarkeve” dhe jo ligjshmerise!! Rama ne Shqiperi perdore ne menyre te paligjshme Policine per shembjen e nderteses se ligjshme, miku i tij ne Kosove Thaçi perdore policine per te mos lejuar prishjen e nje ndertese te paligjshme! Qe te dy ne interese te “oligarkeve” me mbiemer FUSHA dhe jo interesit publik te qytetareve!!! Sa ngjashmeri!!
#Rastet:
#”Abi Qarshia” ne Prizren eshte nje qender tregtare e ndertuar nga kompania e “oligarkut” Irfan FUSHA i njohur si ish-kandidate per deputet i partise se presidentit partiak H.Thaçi! Por Komuna e Prizrenit prej kohesh ka tenuar te bllokoje ndertimin e tani ta shembe ate te pjese te kesaj qendre tregtare te ndertuar pa leje, e cila ka bllokuar rrugen! Per te mos shembur ndertesen, “oligarku” FUSHA ka vene ne levizje H.Thaçin! Ky i fundit, thone se ka vene ne sherbim te “oligarkut” Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit, prokurorine dhe Policine e Kosoves te cilet kane bllokuar inspektoret e Komunes se Prizrenit duke mos i lejuar te shembin ndertesen edhe pse e ndertuar ne paligjshmeri te plote!! Ka mbi nje jave qe Policia me leter-bakalli ne dore te firmosur nga prokuror partiak e inspektor te ministrise mbrojne nga shembja nje ndertese te paligjshme!!!
#Ne Tirane E.Rama me vartesit e tij prej me shume se nje viti i eshte vene pas nderteses se Teatrit Kombetare, duke kerkuar me te gjitha menyrat shembjen e tij dhe dhenien e truallit per ndertim “oligarkut” Shkelqim FUSHA! Per shembjen e tij pervec PPP-se ka shpikur nje ligj te votuar po nga ai dhe “ushtaret” e tij ne Parlament qe Teatri Kombetar te shembet dhe ti jepet per ndertim “oligarkut”! Kunder ketij ligji dhe shembjes jane ngritur artistet dhe shume qytetare te tjere qe prej me shume se nje vitit protestojne prane Teatrit! Por E.Rama dhe vartesit e tij, ne paligjshmeri te plote dje kane urdheruar Inspektoriatin e Bashkise dhe Policine e Shtetit qe te largojne protestuesit dhe te nisin shembjen e nderteses se Teatrit gjithmone ne favore te “oligarkut” FUSHA!
#Interesi_dhe_turpi_i_bashkon_Ramen_e_Thaçin#

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Një ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture. Sot në orën 11:30 Basha do të nënshkruajë marrëveshje me aktorët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.