Shenimi i 20 vjetorit të bombardimit të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, ishte në nivelinn më të lartë

12.06.2019 21:20:18

Nga: Xun Çetta

Na ngushëlloj pergaditja dhe realizimi kaq në nivel i shenimit të 20 vjetorit të bombardimit të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, jo vetëm organizimi i pergjithshëm si asnjëherë më parë, por edhe fjalimet e vendorëve dhe ndërkombëtarëve si ato të z. Clinton, zonja Albright, z. Wesley Clark etj, të gjitha këto fjalime sot, të cilat po e plotësonin njëratjetrën në këtë ditë pervjetori, jo fjalime të perditshmerisë politike, na bënë të ndihemi mirë dhe të ngushllohemi nga kaq shqetsime të cilat po i vuajm edhe sot e 20 vjet pas çlirimit të vendit tonë.

Përurimi i bustit të sekretarës Madeline Albright sot në mes shumë busteve dhe shtatoreve tjera meritor nga faktori nderkombëtar për çlirimin e Kosovës, bashkë më marshimin e sotëm në kryeqytetin tonë më moton,,Ecje drejtë lirisë“po ashtu na ngushlluan, unë për vehte qajta nga gëzimi i këtij marshimi në këtë pervjetor por, jo nga liria të cilën ende nuk po e gëzoj. Pra më pelqej marshimi në fjalë por nuk dua të mbetem naiv e mos e thëm faktin se kuptimi i lirisë ka kuptim më shumë se kaq, unë e shumë meritor tjerë gjithëandej, ende nuk jemi të lirë në kuptimin e plotë të fjalës liri…

 

Kjo ditë manifestimi në paqe sot, ma perkujton ngushllimin e 78 ditëve të bombardimit të NATO-s në kohë lufte, rezultat ky i rezistencës së popullit tonë 78 vite të kohës sonë nen dhunën Serbe…Më duhet ta thëm publikisht faktin se, 12 qershori 1999 do të shenohët si ditëlindja e popullit të Kosovës pa dallim nacionaliteti, besimi, etnie si dhe më vonë, po kjo datë, do të diagnostifikohët si dita e shtatëzënësisë së Shqipërisë e cila nuk po mund të bëhët shtet si gjithë bota perendimore edhe pas 100 vjetorit të sajë.

 

E thëmë këtë, ngase Shqipëria më një Kosovë të pushtuar dhe terrorin atje, nuk kishte si të mos bëhët interpretuese e realitetit, e nganjëherë mjerisht edhe bashkëfajtore e diplomacive nderkombëtare mbi viktimizimin e Kosovës dhe popullit saj. Ishin kohë të vështira këto të cilat po i kalojm dhe gjithësesi duhemi ti pasqyrojm realisht ato parase të bëjm politikë.

 

Gjeneratat e reja të kohës që po vjen, pa dyshim do ta gëzojn lirinë, por kurr mos ta harrojn çfarë u bë për ditët dhe perspektivën e vendit tyre, kjo do duhët ti ndihmon ata që të bëjn, të punojn e veprojn për vendin tonë.

 

Unë, bashkë më shumë veprimtar, publicist e meritor tjer të këtij pervjetori të çlirimit të vendit tonë, mbase do të mbetemi tutje viktima të pa mundësive për ti thënë lakuriq gjitha ngjarjët ashtu si janë zhvilluar për kaq vite por, jam i sigurt se kemi më çfarë ti ndihmojm gjeneratat e ardhshme e kryesisht ato hulumtuese si pika më e dobët kaq vite pas lufte në vendin tonë. Liria e plotë nuk ka kufinj dhe nganjëhere, si kudo tjetër pas lufte, hapën hapësira lirie në media për ta mbyt lirinë e cila sjell vlera mbi realitetet e rrugës sonë kaq të gjatë për liri.

 

Lëshime, dobësi  dhe të meta, kishte jo vetëm nga ne, por edhe nga faktori nderkombëtar, para dhe pas luftërave në ish Jugosllavi, por po të mos kufizohet liria, ato, në liri të plotë do zbardhën pa i lenduar meritat paralel lëshimeve ngase njerëz jemi.

 

Në këtë kuptim, do doja ti preku vetëm pak lëshime të cilat i kanë kushtuar popullit dhe rejonit tonë. Ka shumë faktor për ti trajtuar, por do ndalësha në vetëm pak pika për ti rikujtoar e mos harruar.

 

Shtrohet pyetje, pse pas aq shumë vite dhune në Kosovë,  lufta filloj në Slloveni si republika më demokratike në ish Jugosllave ?

 

Pa u thelluar në këtë temë, duhet ta themi faktin se Sllovenia ishte e para e cila filloj të distancohët nga dhuna çfarë po ushtrohej në Kosovë, dhunë kjo në emer të shtetit dhe mbrojtjës së ish Jugosllavisë, dihet kur ajo, pra Sllovenia pa respektuar vendimin nga Beogradi i terhjeku forcat policora nga Kosova, dihën protestat dhe kërkesat e alternativës demokratike në Slloveni për këtë terheqje, pastaj më vonë, Sllovenia ishte po ashtu e para e cila e projektoj daljën e sajë nga ish Federata Jugosllave nese nuk gjëjn marrveshje që nga federata të kalohet më një sistem konfederal. Këtë proces, nuk po e percilte sa e si duhet faktori jonë i brendshëm e as faktori nderkombëtar.

 

Durimi i gjatë në perpjekje për ta ndalur dhunën nder etnike e cila po rëndonte rejonin në luftën e ish Jugosllavisë,ka bërë që dhuna të bëhët forca numër një, pa u kuptuar se atje filloj e po zhvillohet një luftë e pa shpallur të cilën populli masiv nuk e kupton fare.

 

Pastaj durimi i gjatë në kohë lufte për ta ndalur dhunën nder etnike në Bosnije bëri që atje të kemi viktima deri në kompromentim total të durimit të faktorit nderkombëtar të cilët mirreshin më pasojat e jo më katastrofën e cila po thellohej më viktima gjenocidale mbi popullin e pa fajshëm Boshnjak siq ndodhi katastrofa e Srebernicës.

 

Faktori nderkombëtar këtu mori një mesazh për ta kuptuar se çfarë mund te sjell durimi i tepruar në perplasje politiko-diplomatike për ta sjellur paqën. Ky mesazh, tashmë u ngulit në faktorin e diplomacisë nderkombëtare dhe NATO-s e cila po percilte situatën por nuk merrej diplomacia më nevojën e intervenimit të sajë si forcë ushtarake për qka edhe është për ta sjellur dhe mbrojt paqën.

 

Kjo fatkeqësi në Bosnje sa u tha më lartë, bashk më durimin dhe rezistencën e sterzgjatur të Shqiptarëve deri tek lufta në Kosovë, bëri që faktori nderkombëtar, diplomacia sajë progresive në bashkëpunim tashmë edhe më NATO-n, ta thërrasin mendjën edhe pse prap paksa të vonuar por u zgjuan për ta ndalur dhunën, vrasjët dhe gjenocidin Serb në Kosovë të cilat filluan e po bëjn të harrohet Srebernica.

 

Kështu pastaj erdhi deri tek marveshje e diplomacisë progrsive që mos të vonohën dhe u dha urdhëri që forca ushtarake e NATOS-s të intervenoj më bombardime mbi agresorin ngaase, ishin shtjerrur iluzionet se lufta mund të ndalet më diplomaci. Intervenimi i NATO-s si mundësia e vetme, bëri që të ndalet lufta dhe të sjellet paqëja, për ndryshe, atje do humbëte perfundimisht kredibiliteti i faktorit nderkombëtar dhe diplomacisë progresive si dhe populli ynë do ta pësonte fatkeqësin siq kanë perjetuar shumë kombe dhe ish shtete në botë.

 

Kosova, tash 20 vjet pas lufte në paqe relativisht të brisht, ka bërë shumë, tepër shumë për minoritetin Serb në Kosovë edhe pse si pjesë e fajtorit të gjenocidit shtetëror Serb. Unë besoj dhe uroj që kjo tolerancë e tepruar politike ndaj minoritetit Serb në Kosovë, të ketë qenë si vlerë demokratike dhe si vlerë univesale ndaj njerëzve dhe qytetarëve jo fajtor pa dallim perkatësisë tyre nacionale.

 

Sot, Kosova në bashkëpunim më faktorin më progresiv nderkombëtar si dhe në bashkëpunim të ngjeshur më NATO-n, shpresoj dhe uroj të sjellin funksionimin e një shteti ligjor ku asnjëherë nuk do të perseritet gjakderdhja mes popujve në atë rejon.

 

Aktualisht, pa menduar mirë së fundi po perdorët fjala pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, ne nuk kemi si të mos dialogojm dhe negocojm pa nderprer për njohje të ndersjella si dy shtete të barabarta dhe pas njohjeve të nenshkruara nga të dy palët, do duhet të filloj procesi i pajtimit siq bëjn dhe kanë bërë shtetet në luftëra dhe sot pas lufte, jetojn në paqe.

 

Procesi i pajtimit, nuk është një monedhë i kusuritjeve politike, njohja e ndersjell si shtete nuk garanton pajtimin, dihet kush fal parase politika dhe atyre të cilët duan të perfitoj prej sajë. Serbia nuk po leviz e as kërkon pajtimin, pra viktimat dhe gjithë ata të cilët dhanë e nuk muarrën, janë ata të cilët duhët ulur e nxjerrin projektin e pajtimit kolektiv dhe kështu të perkulemi para rëniës dhe familjëve tyre si dhe gjitha vuajtjeve të gjithë atyre të cilët ende nuk po mund të integrohën e ta jetojn këtë paqe e cila nuk po gëzohet e plotë për ta.

Krejt në fund, ne, mrekullueshëm festuam 20 vjetorin e çlirimit te vendit tonë dhe bombardimin e NATO-s mbi pushtuesin, por, plagët ishin të freskëta edhe sot, jeta si pasojë është bërë e pa durueshme, por të vetëdijshëm se ceremonia e këtij pervjetori historik duhej bërë po në këtë nivel çfarë ishte sot. Urime çlirimi i vendi tonë.