Shenjtërimi i Nënë Terezës: Çfarë fati për ne!

04.09.2016 12:28:21

Haki Latifi

Sot është një ngjarje e jashtëzakonshme. Çfarë fati për ne…jemi dëshmitarë të Shenjtërimit të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut – NËNË TEREZËS, i simbolit të paqes dhe bamirësisë, e cila do të shenjtërohet sot në Vatikan. Është dhuruesja më e madhe e dashurisë në botë, e kontributit të kombit shqiptar që nga kohërat më të para të krishterimit e gjer në ditët e sotme.
Është vlerësim i jashtëzakonshëm që i bëhet me meritën më të plotë shqiptares që u bë me dashurinë e pakufishme për njeriun dhe besimin e pakufishëm tek Zoti dhe Krishti.
Të ndihemi gjithmonë krenarë ndër breza, sepse po i japim botës një shenjtore që ka dimensionin e Nënës, është Gruaja më e famshme e kësaj toke!
Nga sot qielli flet shqip!
Shënjtërimi t’u bëftë dritë e veprës tënde, Ty Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza… Amin!