Shënohet 70 vjetori i themelimit të Ansamblit Folklorik Autokton “RUGOVA”

02.12.2017 22:32:30

Sot është shënuar 70 vjetori i themelimit të Ansamblit Folklorik Autokton “RUGOVA”. Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Postimi i tij:

Sot, u bashkuam me miq, artistë dhe ansamble nga e tërë hapësira shqiptare, që ta kremtojmë rrugëtimin 70-vjeçar të një prej thesareve tonë kombëtar, Ansamblit Folklorik Autokton “RUGOVA”.

 

Kënga, veshja dhe vallja e mrekullueshme, përmes këtij ansambli, janë ruajtur ndër vite, duke kontribuar në kultivimin dhe prezantimin e folklorit burimor Rugovas.

Tradita është vetëm e atyre që e ruajnë dhe Ansambli Folklorik Autokton “RUGOVA”, na bën nder dhe krenarë të gjithëve, duke ruajtur dhe afirmuar pasurinë dhe traditat tona të çmuara kulturore, me mijëra vite të vjetra.

00