Shënohet 71 vjetori i sulmit bërthamor në Nagasaki

09.08.2016 11:28:51

Japonia e shënon 71 vjetorin e sulmit amerikan me bombë bërthamore në qytetin e Nagasakit.

Në këtë ceremoni ishin mbledhur mijëra të pranishëm që përfshin edhe persona të moshuar që i kanë mbijetuar sulmit dhe familjarë të viktimave.

Ata e kanë mbajtur një minutë heshjteje në orën 11:02, kohën e sakt kur ka ndodhur shpërthimi i bombës.

Rreth 74 mijë persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit, derisa mijëra të tjerë kanë vdekur gjatë muajve dhe viteve më pas si pasojë e rrezatimit.

Sulmi ka ndodhur tre ditë pasi SHBA-të e kanë hedhur bombën e parë bërthamore në Hiroshima, që ka vrarë 140 mijë njerëz.

Më 9 gusht, kryetari i Nagasakit, Tomihisa Taue e ka lavdëruar vizitën e presidentit amerikan, Barack Obama në Hiroshima, që përbente vizitën e parë të një presidenti amerikan sa është në detyrë.