Shënojë Mustafi e Sanchez, Arsenali fiton derbin ndaj Tottenham

18.11.2017 15:38:10

Një gol i Shkodran Mustafit dhe një tjetër nga Alexis Sanchez në pjesën e parë i dhanë fitoren 2-0 Arsenalit në derbin e Londrës Veriore ndaj rivalëve të Tottenham Hotspur. Në Emirates u zhvillua një ndeshje spektkolare në kuptimin e plotë të fjalës. Ritëm i lartë, plot dyluftime dhe raste të shumta për gol por në fund rrugën e rrjetës e gjetën vetëm topçinjtë e Arsene Wenger në 2 raste. Në momentin më të mirë të Tottenham-it, Arsenali arriti të zhbllokonte shifrat me një goditje perfekte me kokë të mbrojtësit me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, që la të palëvizur portierin e Spurs-ave, Hugo Lloris. 5 minuta pas golit të Mustafit në të 41-tën, Alexis Sanchez dyfishoi shifrat duke ia bërë më të thjeshta gjërat Arsenalit që më pas administroi rezultatin. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat dhe sidomos formacioni i Pochettinos krijuan shumë raste por ky fraksion loje nuk prodhoi më asnjë gol. Me këtë fitore që ishte edhe e para ndaj rivali direkt për Arsenalin në këtë sezon, skuadra e Wenger u ngjit në kuotën e 22 pikëve, një më pak se Tottenhami i vendit të tretë.