Shërbim përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë

12.11.2017 09:32:55

Sot Ambasada britanike në Prishtinë organizon Shërbimin Përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, për të kujtuar Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar.

Shërbimi përkujtimor do të përcillet me ceremoninë për të shënuar ridedikimin e memorialit i cili është zhvendosur nga selia e KFOR-it në Sheshin “Edith Durham” në Prishtinë.

Nderime pranë memorialit gjatë ditës do të bëjë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.