Shërbyesit civilë të komunës së Prishtinës nga nesër hyjnë në grevë

30.01.2019 20:50:09

Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të futen në grevë të përgjithshme.

Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave, siç thonë ata, legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës, përcjell lajmi.net.

Ky është njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Ju njoftojmë, se Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës, pas takimeve të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, ne lidhje me kerkesen e parashtruar qe sherbyesit civil te Komunes se Prishtines t,ju ngritet koficienti për 40-përqint me shume se koeficienti baze qe eshte propozuar ne Draft Projektligjin per Paga. Kjo kerkes eshte parashtruar edhe mbi bazen qe Prishtina ka statusin e veqant juridik te kryeqytetit dhe sherbyesit civil te Komunes se Prishtines kan vellim dhe nderlikushmeri me te madhe te punes se sa komunat e tjera.

Andaj, pas realizimt të grevës paralajmëruese një orëshe dhe mos reflektimit të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara, Këshilli Grevist i Komunës së Prishtinës njofton, se nga nesër më datë 31 janar 2019, do të fillon grevë e përgjithshme-tërëditore, deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës.