Sherifi: Duhet pyetur Haradinajn si do t’i sigurojë votat për Qeverinë

26.06.2017 13:30:04

Sekretari Nisma-s për Kosovën, Bilall Sherifi në një prononcim të shkurtër për “Gazeta Blic”, thotë se Qeveria e Kosovës do të formohet porsa të konstituohet Kuvendi.

Sherifi thotë se qeveria do të formohet nga koalicioni PDK- AAK- Nisma për Kosovën, ashtu siç ka thënë edhe mandatari i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Mandatari për kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj ka deklaruar se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit do të krijohet edhe qeveria”, ka thënë ai.

I pyetur rreth asaj se si do t’i sigurohen numrat e deputetëve të nevojshëm për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN, Sherifi shprehu besimin se kjo çështje do të zgjidhet nga kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.

“Mendoj që për detaje të mëtutjeshme duhet pyetur mandatari”, u shpreh Bilall Sherifi.

Në anën tjetër ditë më parë, kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidati i PAN-it për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka shfaqur një pozicion të ri, në kuadër të koalicionit parazgjedhor. Ka thënë se negociatat me partitë tjera po i zhvillon personalisht derisa ka thënë se nuk ka nevojë palët tjera të flasin me askënd përreth tij.