Sherifi: Ishte opozita ajo që shtyu formimin e institucioneve

02.10.2017 11:32:02
Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës, Bilall Sherifi, gjatë seancës së sotme në Kuvend, ka apeluar të deputetët e opozitës që mos ndalen së foluri në Parlament, pasi që  sipas tij, parlamenti është për të folur ndërsa Qeveria për te punuar.

“Unë po u them kolegëve të opozitës që mos te ndalen duke fol se Parlamenti këtë e ka, përderisa edhe neve na jepni të drejtën me fol. Qeveria është me punu e jo me fol.”, ka thënë Sherifi.

Sherifi ka folur edhe për fjalimin e Glauk Konjufcës.

“Përshkrimi i Glaukut për themelimin e qeverisë sigurisht e ka prej pikëvështrimit  të tij. E që ndryshon nga këndvështrimi im.  Glauku nuk e ka përmend 3 mujshinë e këtyre që na e dha sovrani. Bllokimin e Kosovës e bëri  kryeministri e jo programi. Po është e vërtete e kemi prit listën serbe por juve ju kemi prit 3 muaj, e jo r tri orë “, ka thënë Sherifi.

Sherifi ka folur edhe për demakacioni, duke thënë se nuk ka zbrapsje.

“Nuk do të ketë zbrapsje as për Demarkacion as për Asociacion. Nuk kemi se qka të diskutojmë rreth kësaj mirëpo për mënyrën dhe rrugën se si do të realizohen këto”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, ishte kjo opozitë që e shty formimin e institucioneve për tre muaj pasi nuk po mund të arrinte marrëveshje për pozitën e kryeministri, gjë që sipas tij, PAN e kishte bërë të ditur që moti.