Sherifi: Zgjedhjet e parakohshme. zgjidhje për tejkalimin e situatës

21.12.2016 22:01:37

Viti 2016 po vlerësohet si vit në të cilin Qeveria e Kosovës ka dështuar qe të rrisë zhvillimin ekonomik dhe të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve.

Në opozitë thonë se mënyra e vetme për të kaluar gjendjen politike në të cilën po kalon vendi është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas opozitarëve më këtë qeveri, rezultatet vetëm sa do të jenë edhe më të këqija në vitin në vijim

Bilall Sherifi, Sekretar i Nismës për Kosovën, thotë se viti 2016 ishte vit i humbur. Qeveria Mustafa, sipas tij, ishte formuar për të vazhduar projektet e lëna në gjysme nga qeveria Thaçi 2.

“Meqë këto çështje ishin të rënda dhe dihej paraprakisht që vështirë do të mund të kalonin me mazhoranca të thjeshta, u ndërtua koalicioni i madh mes PDK-LDK-Lista Serbe dhe minoritet tjera. Përkundër këtij mega koalicioni në numra, për fat të mirë, me përjashtim të Gjykatës Speciale, dy vendimet tjera, për shkak të një mobilizimi të jashtëzakonshëm shoqëror dhe opozitar,nuk arritën t’i jetësojnë”, ka thënë Sherifi për .

Kjo qeveri, sipas tyre, nuk është krijuar për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi, dhe arsim.

Tutje, Sherifi tregon se cilat ishin dështimet më të mëdha të qeverisë për këtë vit.

“Në planin e brendshëm, mungesa e zhvillimit ekonomik, sistemi i arsimit, shëndetësia, në të gjitha fushat e jetës kemi ngecje. Mungesa e rezultateve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në planin e jashtëm, mungesa e njohjeve të reja etj”, ka shtua Sherifi.

Qeveria Mustafa gjatë këtij viti është përballur me sfida të mëdha. Gjatë gjithë vitit partitë opozitare kanë protestuar brenda dhe jashtë Kuvendit në kundërshtim të dy marrëveshjeve atë të Asociacionit dhe Demarkacionit.