Shërohen edhe 430 pacientë nga coronavirusi në Kosovë – numri i të shëruarve arrin në 43 mijë

05.01.2021 17:41:46

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se në 24-orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 430 pacientë, duke çuar në 43 mijë e 378 numrin e përgjithshëm të personave të shëruar nga virusi.

IKSHPK bën të ditur raste aktive janë 7 mijë e 600,

Gjithashtu, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 199 raste të reja.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 87 raste.

Pastaj, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.

“IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu, IKSHPK ka kërkuar që të mbahet higjiena dhe të respektohet distanca.