Sherr në Parlamentin e Greqisë, deputeti i Agimit të Artë nxirret jashtë (Video)

15.05.2017 23:21:54

Parlamenti i Greqisë është përfshirë në debatë të ashpra, që ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë të deputetit të Agimit të Artë Ilia Kasidiari.

Kasidiari u nxor jashtë nga Parlamenti pasi shtyhu një deputet të partisë Demokracia e Re, ku në seancën plenare filloi konflikt midis deputetëve nga partitë e tjera, ndërsa mediat thonë se janë hedhur edhe shishe uji.

“E ndotni këtë Parlament. Jashtë”, tha kryetari i Parlamentit, Makis Balauras, duke iu drejtuar deputetëve të Agimit të Artë.

Mediat vendase shkruajnë se 37-vjeçari  Kasidiari është shqetësuar pasi deputeti kundërshtar ka kaluar përpara tij teksa fliste për ligjin që parashikon masa të reja të kursimit, transmeton oranews.

Burime të Parlamentit citojnë se Kasidiari e ka shtyrë Dendijas, ku më pas trupat e sigurisë së parlamentit e ka nxjerrë jashtë sallës, ndërsa Dendijas më vonë konfliktin e ka quajtur “ofendim të madh për kushtetutën dhe ligjet greke”.