Sherri i nusës së Preshevës në derë të Prishtinës

27.07.2020 11:05:28
Ahmet Asani
Këto ditë në Kosovë po flitet që nusja e Preshevês, alias Vjosa Osmani-Sadriu, mund ta bëjê një parti të re të ngjashme me ish LDD-ën e Nexhat Dacit! Nëse një gjë e till ndodh, dëmtimi i LDK-ēs nga ana e Osmanit dhe përkrahësve të saj, do të jetë demtimi i dytë i radhes si rezultat i sëmundjes narcisoide për pushtet!
Dallimi mes Dacit narcisoid dhe Osmanit narcisoide, është vetëm në ngjyrën e zërit! Përderisa Daci mashkull flet me zë të butë të nimfave, Osmani femër flet me zë kërcnues si me qenë Narcisi vet! Nje dëmtim eventual i LDK-ès gjithësesi do të ndikoj në forcimin e subjekteve me frymë anti pluraliste e anti Rugoviste me të cilat pritet që Osmani të bejê koalicione!
Si do që të jetë, Kosova, me emër të Zotit e drejtim të Hotit, mbetet nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj Kosovarët nuk duhet të habiten e as të tremben nga lëvizjet dhe akrobacionet e kreaturave të ndryshme politike narcisoide, por syhapur duhet të vazhdojnë rrugën e trasuar, drejtê Perëndimit, nga i madhi i kombit Ibrahim Rugova!