Sherri/ Nano: Ke pirë ndonjë gotë? Kreu i LZHK: Je banda e legenëve të Ramës

22.03.2019 00:31:53

Analisti Mustafa Nano dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi janë përplasur mes tyre, duke kaluar në ofendime personale, teksa diskutonin për krizën politike në Shqipëri.

Duke mos u pajtuar me komentet politike të ish-deputeti, Nano e ka pyetur shehin me ironi: “Ke pi ndonjë gotë?”. Kaq ka mjaftuar që biseda të degjeneronte në fyerje.

Mustafa Nano: Ti je në politikë, unë nuk jam. Këto janë opinione që unë i shpreh.

Dashamir Shehi: Për ça ke ardhur ti këtu o burrë për katekizëm, do bëjmë diskutim akademik apo do bëjmë politikë.

Mustafa Nano: Ëmo Dash ke pirë ndonjë gotë tani, muhabet koti.

Dashamir Shehi: A fillove me këto muhabete ti tani, ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës.

Mustafa Nano: Ti pi nga mëngjesi deri në darkë, nuk thashë ndonjë gjë, nuk është turp.