Shfaqen nxënëset e rrëmbyera nga Boko Haram në Nigeri (Video)

14.08.2016 21:32:09

Në prill të vitit 2014, Boko Haram i rrëmbeu më tepër se 270 vajza nga shkolla në vendin Çibok, në pjesën verilindore të Nigerisë. Më se 200 prej tyre ende janë të zhdukura.

Në video shihen vajzat me të veshura islame duke qëndruar ose ulur rreth një personi të maskuar e të armatosur.

Ky person i bënë thirrje qeverisë që t’i lirojë luftëtarët e Boko Haramit në këmbim për vajzat. Ai, po ashtu thotë se disa nga vajzat janë vrarë gjatë sulmeve ajrore, transmeton REL.

Afro 15 mijë vetë janë vrarë dhe më se dy milionë janë zhvendosur gjatë kryengritjes shtatëvjeçare të Boko Haramit, që synon krijimin e një shteti islamik në pjesën veriore të Nigerisë.

Boko Haram në vitin 2015 i ka shprehur lojalitet grupit ekstremist, Shteti Islamik.